
Llambë Dysheme — Degë Natyrale & Kafaz Gjeometrik
Llambë dysheme unike me degë druri natyrale, litar jute dhe abazhur kafaz gjeometrik.
Kjo është vetëm 1 copë në botë — kur shitet, nuk prodhohet sërish.
- Punuar me kujdes
- Made in Kosovo
- Materiali
- Degë druri natyrale, litar jute, bazë druri dhe abazhur metalik gjeometrik.
- Drita
- E27, llambë dekorative me dritë të ngrohtë
- Energjia
- 220V, me kabllo dhe ndërprerës
- Ambienti
- Dhoma e Ndenjes, Zyra, Biznes / Pritje
- Mirëmbajtja
- Pastrohet me leckë të thatë ose pak të lagur. Mos përdorni ujë direkt mbi pjesët elektrike. Rekomandohet përdorim vetëm në ambiente të brendshme.
Përshkrimi
Kjo llambë dysheme është një copë unike e punuar me dorë nga degë druri natyrale, e kombinuar me litar jute dhe abazhur metalik në formë kafazi gjeometrik. Çdo detaj ruan karakterin natyral të drurit, duke e bërë këtë llambë të veçantë dhe të pamundur për t’u riprodhuar identikisht. Ideale për sallon, dhomë ndenjeje, kënd leximi apo ambiente ku dëshiron një element dekorativ rustik me dritë të ngrohtë.
Historia e punimit
Kjo llambë është punuar me dorë nga degë druri natyrale, duke ruajtur formën organike dhe karakterin e saj origjinal.
Litarët jute janë vendosur manualisht për të theksuar stilin rustik, ndërsa abazhuri metalik gjeometrik i jep një kontrast industrial dhe dekorativ.
Çdo pjesë e drurit është e ndryshme, prandaj kjo llambë është vetëm një copë dhe nuk mund të riprodhohet identikisht.
Diçka tjetër?



