Dizajnuar & punuar në Kosovë
3Done Prints

Studio e vogël · Ide të mëdha

Bëjmë gjëra që kanë kuptim.

3Done Prints është një studio nga Gjilani ku një ide digjitale kthehet në diçka që mund ta mbash, ta dhurosh ose ta përdorësh çdo ditë.

Organizues tavoline i personalizuar, punim real nga 3Done Prints

Një nga punimet tona reale, jo një koncept artificial.

Si filloi

Kur teknologjia bëhet personale.

3Done lindi nga kureshtja për printimin 3D dhe nga dëshira për të mos prodhuar vetëm objekte — por objekte që i përkasin dikujt. Një emër, një datë, një logo ose një ide e vogël mund ta ndryshojë krejtësisht një produkt.

Sot punojmë me klientë individualë dhe biznese në Kosovë e rajon. Disa zgjedhin nga koleksioni; të tjerët vijnë vetëm me një foto në telefon. Të dyja janë një fillim i mirë.

Nga Gjilani, me kujdes.

Çfarë na drejton

E thjeshtë, por jo e zakonshme.

01

Lokale

Dizajni, printimi dhe përfundimi bëhen nga studioja jonë në Kosovë.

02

Personale

Na pëlqejnë porositë me emër, histori dhe një arsye të vërtetë pas tyre.

03

E sinqertë

Të tregojmë qartë çfarë realizohet, sa kushton dhe kur mund të jetë gati.

Ke diçka në mendje?

Na e trego. E zhvillojmë bashkë.

Shkruaj në WhatsApp